19:15 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shikimi i ndërsjell mes kryeministrit kanadez dhe Ivanka Trumpit bën xhiron e botës

Justin Trudeau është një ndër kryeministrat më simpatikë në botë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Shumë personalitete të ndryshme femërore, por edhe mashkullore nuk i kanë “rezistuar” dot bukurisë së kryeministrit kanadez.

Dukesha Kate, kancelarja gjermane Angela Merkel, Donald Trup si edhe vajza e tij Ivanka Trump janë fotografuar nga paparacët teksa e kanë vështruar në një mënyrë plot adhurim.

Një ndër fotot e cila bëri më shumë bujë ishte ajo e vajzës së presidentit të SHBA, ku Ivanka Trump nuk ia ndante sytë Trudeau.

Por duket se adhurimi nuk është i njëanshëm. Trudeau dhe Ivanka kanë ndërruar rol gjatë darkës pas një mbledhje rreth një samiti me temën “Gratë më të fuqishme dhe ndikimi në biznes”.

Kësaj here ishte kryeministri kanadez që nuk ndalonte së pari vajzën e presidentit. Nëse Trudeau është një politikan që i frymëzon të gjithë: praktikon joga, shpjegon informatikë kuantike, me flokë të gjata, një trup shumë të palestruar, Ivanka Trump nuk mbetet kurrsesi pas.

Ajo është një ish- modele, një bjonde shumë simpatike dhe një grua shumë e sukseshme, dhe jo më kot Trudeau nuk ia ka hequr sytë për asnjë moment.

Epo, mirë,! A nuk është kjo një kthesë mahnitëse e ngjarjeve?/revistaclass