12:27 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shikimi i televizorit mbi 2 orë në ditë shkakton vdekjen e parakohshme

Shikimi i televizorit për orë të tëra për çdo ditë është i keq për shëndetin tuaj dhe madje mund të cojë në një vdekje të hershme, paralajmëroi një studim në shkallë të gjerë.

Me rrezik më të madh janë ata që jetojnë në zona më të varfra, sipas të dhënave nga afërsisht 329 mijë njerëz.

Hulumtimi nga Universiteti i Glasgou shqyrtoi shëndetin e njerëzve të moshës 40-69 vjeç, duke bërë të qartë se shikimi i televizorit për 4 orë ose më shumë në ditë klasifikohet si rrezik i lartë për shëndetin.

Ata që shikonin 2.2 orë në ditë ishin me një shëndet me të mirë, përderisa mesatarisht e shëndetshme ishte shikimin 2.9 orë./Indeksonline/