Shikimi ‘vrastar’ ndaj Cook, Salah u bë nervoz dhe nuk e festoi golin
Salah shënoi tre gola në fitoren spektakolare të Liverpoolit ndaj Bournemouthit me rezultat 4-0.
Asnjëri prej festimeve nuk ishte edhe aq ngazëllyes nga Salah, e në vecanti ai te goli i dytë.
Futbollisti kundërshtar Steve Cook, i cili i dhuroi topin Firminos, u mundua që ta pengoj egjiptianin duke e prekur me qëllim në pjesën e pasme të thembrës.
Salah megjithatë s’u rrëzua dhe shënoi gol. Por ndërsa bashkëlojtarët i drejtoheshin atij, Salah nuk feston dhe shihet duke e vështruar me një shikim mjaft ‘vrastar’ futbollistin Cook. /IndeksOnline/

