11:00 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / L K

Shikojeni ku ka përfunduar Jesse Lingard

Jesse Lingard e shkëputi kontratën me Nottingham Forest pak javë më parë. Ylli anglez më pas nuk arriti të gjej skuadër të re duke mbetur futbollist i lirë.

Ish-ylli i Manchester United është parë sot në stërvitjet e skuadrës arabe, Al Ettifaq. Lingard po stërvitet nën urdhërat e Stiven Gerrard.

Mbetet të shihet nëse skuadra e legjendës së Liverpoolit do të nënshkruaj me 30 vjeçarin anglez./Indeksonline/