75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / B O

Shikojeni ndeshjen e trukuar, mbrojtësit bëjnë gabime amatore

Sot do të fillojë gjykimi ndaj nëntë futbollistëve të skuadrës braziliane, CTE Colatina. Futbollistët e skuadrës nga liga e tretë braziliane dyshohet se e kanë kurdisur ndeshjen e zhvilluar afro 1 vit më parë ndaj Rio Brancos.

Cotalina u mposht me rezultat 0-4 në terrenin e saj ndërsa bien në sy gabimet amatere të mbrojtësve të cilët dyshohen se e kanë kurdisur ndeshjen për përfitime personale.

Ka qenë portieri i Cotalinas ai që kishte hedhur dyshime për bashkëlojtarët e tij me anë të një mesazhi pas kësaj ndeshje.

“Për sa kohë që bastet vazhdojnë, nuk do të ketë më futboll si më parë. Nëse duan të vjedhin, bëhen banditë. Mos hyni në matematika të tilla” kishte shkruar portieri Petroleo./Indeksonline/