75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shikojeni se çfarë ndodhi kur Loris Karius e zëvendësoi Alissonin mbrëmë në ”Anfield”

Liverpooli e përfundoi mbrëmë turneun para-sezonal me një fitore, 3-1 ndaj Torinos, teksa përforcimet e reja, Alisson Becker, Fabinho, Naby Keita dhe Xherdan Shaqiri të gjithë debutuan në ”Anfield”.

Lojtarët e Jurgen Klopp i gëzuan tifozët e Liverpoolit duke arritur fitoren e katërt radhazi para ndeshjes hapëse në Premier League ndaj West Hamit këtë fundjavë, transmeton IndeksOnline.

Por, nuk shkoi gjithçka në rrugë të duhur pasi Fabinho, përforcimi i ri i kësaj vere, e humbi penalltinë në minutat e parë pas një ndërhyrje të lojtarit kundërshtar në Sadio Mane.

Megjithatë, pak minuta më vonë, Roberto Firmino e përmirësoi gabimin e Fabinhos duke ia dhuruar epërsinë Liverpoolit.

Në këtë ndeshje u bën shumë zëvendësime, teksa dështimi i finales së Champions Leagues, Loris Karius u inkuadrua në pjesën e dytë për ta zëvendësuar Alissonin.

Dhe menjëherë brohoritjet filluan të rriteshin pas këtij zëvendësimi para se Daniel Sturridge të shënonte për 3-1 ndaj Torinos./IndeksOnline/