Shikojeni se si do të duket pas renovimit “Santiago Bernabeu”, fantastike kjo pamje
Florentino Pérez dhe kryebashkiaku Carmena paraqitën planin e renovimit të stadiumit “Santiago Bernabeut”.
Plani do të zgjasë për të paktën tre vjet e gjysmë dhe do të detyrojë klubin të marrë hua në shumën prej 575 milionë euro, me një kredi që synon të kthehet për 30-35 vjet.
Perez ka thënë se klubi i takon të gjithë njerëzve që ndihen madrilenë dhe ky stadium do të jetë më i bukuri në botë./Indeksonline/