14:51 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shikojeni se si manovron me armën pjesëtari i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot ka shënuar 20- vjetorin e themelimit. Përgjatë këtyre vjetëve, ky institucion është vlerësuar lart nga ekspertët vendorë dhe të huaj për profesionalizmin e treguar.

E pikërisht në këtë përvjetor, është publikuar edhe një video e një pjesëtari të saj për mënyrën e përgatitjes së armës për zjarr.

Qemajl Velekinca, pjesëtar i Njësisë së Mbrojtjes së Afërt shihet teksa manovron me armën, transmeton Indeksonline.

Deri tashti një pamje të tillë mund ta keni parë vetëm në filmat aksion, por Velekinca atë e ka bërë edhe në realitet./Indeksonline/