75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / k.v

Shikojeni si e vjedh hajni trotinetin në qendër të Prishtinës (Video)

Mbrëmë rreth orës 22:00 në qendër të Prishtinës është raportuar të ketë ndodhur një vjedhje.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video se si një person futet brenda pronës së tij, në rrugën ‘Rexhep Luci’ dhe e vjedh një trotinet.

Hajni vjedhjen e kryen me shpejtësi dhe largohet nga vendi në drejtim të panjohur.

Pronari i trotinetit kërkon nga qytetarët nëse e njohin hajnin ta denoncojnë atë në polici./IndeksOnline/