Shikoni muralin e Putinit në Beograd, e quajnë vëlla

Një mural më mbishkrimin “vëlla” i është kushtuar presidentit rus Vladimir Putin në komunën Vraçar të Beogradit, transmeton IndeksOnline.
Sipas index.hr, murali ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Njegosheva dhe Kralja Milutina. Prapa Putinit në mural janë flamuri rus dhe serb.
Kujtojmë se disa qindra persona janë mbledhur mbrëmë në Beograd për të protestuar për “mbështetje për popullin rus” të organizuar nga grupet e djathta.
Presidenti Aleksandar Vuçiq u quajt “tradhtar” për shkak të mbështetjes së Serbisë për rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës./IndeksOnline/