Shiko online përhapjen e koronavirusit, harta që tregon detajet se çfarë po ndodh me virusin vdekjeprurës

Koronavirusi është një nga shqetësimet më të mëdha anembanë botës për momentin.
Zgjerimi që po bëhet i këtij virusi është mjaft shqetësuese. 107 persona tashmë kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e këtij virusi.
Është universiteti amerikan “John Hopkins”, që ka realizuar një hartë interaktive në të cilën shihet se si në baza ditore ndërrojnë të dhënat për rastet e reja të të infektuarve me virusin vdekjeprurës, transmeton Indeksonline.
Ky universitet precizon se të dhënat mblidhen nga burime të ndryshme si: Organizata Botërore të Shëndetësisë, Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve si edhe Qendra Evropiane e Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve.
Qëllimi i këtij publikimi është paralajmërimi i opinionit për situatën lidhur me koronavirusin.
Është konfirmuar se deri tani numri i të infektuarve ka shkuar në afro 5 mijë./Indeksonline/