75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / AR

Shikoni pak nga filmi i ri i Dua Lipës

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, pon korr suksese të mëdha në muzikë.

Por krahas muzikës po shënon suksese edhe në fushën e aktrimit, transmeton Indeksonline.

Dua për ‘Vogue’ ka deklaruar se i pëlqen aktrimi por muzika është dashuria e parë, duke zbuluar edhe një lajm të madh për fansat.

Në Instagram ka publikuar një video në filmin e ardhshëm të Matthew Vaughn Argylle, i cili do të publikohet në kinema në muajin shkurt.

“Sa më i madh të jetë spiuni, aq më e madhe është gënjeshtra. #ArgylleMovie  është në kinema vetëm më 2 shkurt.”, shkroi krahas intro-s./Indeksonline/