75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 07 Mars 2022 / k.v

Shikoni pamjet se si ukrainasit ikin nga qyteti mbi urën e shkatërruar

Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë se si ukrainasit po ikin nga zona duke kaluar mbi një urë të madhe të shkatërruar nga bombardimet.

Lufta e përshkallëzuar ka detyruar qytetarët të dalin nga qyteti Irpin, transmeton IndeksOnline.

Irpin është rreth 12 milje në veriperëndim të Kievit dhe pranë fushës ajrore Hostomel, një pikë kyçe strategjike në qendër të luftimeve intensive.

Ditën e djeshme një familje u vra nga një sulm ajror teksa po tentonte të largohej nga zona./IndeksOnline/