Shikoni se sa para fiton Ronaldo nga Juventusi dhe nga Instagrami
Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo me lojën fantastike që e bënë në futboll arrin edhe të fitojë mjaftë shumë para, mirëpo ai ka fitime edhe nga rrjetet sociale.
Është mjaftë e çuditshme fakti që Ronaldo fiton më shumë nga rrjeti social Instagram se sa nga Juventusi, shkruan Indeksonline.
Ai në Juventus e ka pagën 30 milionë euro, kurse nga Instagrami fiton 43 milionë euro, pra futbollisti fiton nga rrjeti social 13 milionë më shumë se sa nga klubi i Juventusit.
Po ashtu Ronaldo ka qenë pjesë e reklamave të markave më të njohura të veshjeve, nga të cilat ka pasur fitime të majme./Indeksonline/.