75 Mall Live Search
16:40 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shikoni se sa qytetarë dolën për të votuar në komunën tuaj

Afro 550 mijë qytetarë anembanë Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit deri në orën 15:00.

Sipas sta6tistikfave të deritanishme të KQZ-së, komunat me daljen më të lartë në votime janë komunat me shumicë serbe.

Shtërpca, Zveçani, Novobërda dhe Leposaviqi. Më pak dalje në votime ka në Dragash dhe në Gjakovë, transmeton Indeksonline.

1 milion e 937 qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje të parakohshme, kurse deri më tani kanë votuar 554.750, apo 29,24%.

Më poshtë keni linkun për të shikuar se sa qytetarë kanë votuar deri tani në komunën tuaj:

https://rezultatet2019.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=2&LangID=2