11:27 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Ndotje enorme e lumit Sitnica, kompanitë hedhin mbetjet e prodhimeve

Pakujdesia për natyrën ndikon edhe në mënyrën e jetesës te secili.

Kësisoj në Kosovë shpesh herë qytetarët nuk kujdesen aspak për ambientin në të cilin jetojnë, por kujdes nuk u kushtojnë as lumenjve.

Mbeturina të shumta po hidhen edhe në lumin Stinica në fshatin Pestovë, raporton Indeksonline.

Në disa pamje të publikuara së fundi shihet qartë se në çfarë gjendje e kanë degraduar këtë lumë kompani të ndryshme të cilat hedhin mbetjet e prodhimeve të tyre.

Këto hedhje të mbeturinave janë tejet të pahijshme për pamjen, por edhe tejet të pashëndetshme për jetën e njeriut./Indeksonline/