10:02 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shikoni se si hajdutët shqiptarë pas grabitjes përplasin me makinë një familje

Një 24 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët, i cili më 30 tetor u përpoq për t’i shpëtuar kontrollit të policisë duke u larguar me makinë me shpejtësi të lartë.

I riu shqiptar bashkë me një tjetër po nga Shqipëria, u ndoqën nga policia pasi kryen një grabitje.

Në arratisje e sipër, ata i dhanë mjetit të tyre në kundravajtje, duke goditur një 61 vjeçare që udhëtonte me biçikletë dhe më pas një makinë, brenda të cilës ishte një familje nga Lituania.

Bashkëpunëtori i të riut shqiptar, i cili ishte në makinë me të, arriti të arratisej nëpër fusha dhe të humbasë gjurmë e policisë së Vigevanos.

Gjatë hetimit, policia ka gjetur një makinë të dytë vjedhur, në Ottobiano, çelësat e të cilës i kanë rënë shqiptarit gjatë përpjekjes së tij për t’u ngjitur në një gardh.