20:46 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shikoni se si kjo bandë thyen dyqanin e bizhuterive me makinë, sëpata dhe shpata

Një bande me motoçikleta dhe të armatosur me shpata Samurai, një vare dhe një sëpatë, shkatërruan një dyqan bizhuterish, të cilin fillimisht e goditën me një makinë të vjedhur dhe më pas me mjetet e forta.

Miguel St Martin, 21 vjeç, Harry Doyle, 18, Reece Salmon, 22 vjeç dhe Alfie Warry, 21 vjeç, janë akuzuar të gjithë për bastisjen e dyqanit të bizhuterive në Mayfair të Britanisë.

Punëtori i ndërtimit Petar Dimov, i cili po punonte aty pranë, vrapoi për të ndërhyrë përpara se banda të vepronte. Burri mbeti i plagosur në vendin e ngjarjes.