75 Mall Live Search
12:48 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shikoni se si Mercedes testonte frenimin ABS në kamionë dhe autobusë

Ajo që tani është standarte, në vitet 1980 ishte një hap i madh drejt sigurisë në trafik.

ABS – tri shkronja që kanë shpëtuar ndoshta miliona jetë në mbarë botën.

ABS fillimisht u prezantua në sektorin e autobusëve dhe kamionëve të mëdhenj në vitet 1980. Një nga kompanitë e para për të zbatuar sistemin në të gjithë formacionin e saj ishte Mercedes-Benz.

Një video e re retrospektive nga kanali në YouTube OldBenz tregon procedurën e testimit me një numër kamionësh dhe autobusësh që kryejnë frenim emergjent në një sipërfaqe të lagur, me dëborë dhe të përzier. /IndeksOnline/