75 Mall Live Search
21:21 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shikoni se si punonjësi i ambulancës e godet me sallam pacientin pa ndjenja!

Nuk janë aspak të rrallë incidentet e punonjësve shëndetësor. Kështu, së fundmi një punonjës ambulance në Rumani ka filmuar veten duke e qëlluar me sallam një pacient i cili ishte pa ndjenja.

Ndonëse hetimet ndaj këtij personi kanë nisur, video në fjalë ka ngjallur shumë reagime.

Derisa pacienti shihet të jetë i shtrirë, ai nuk nguron ta godasë atë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

“A do sallam, merre një në kokë! Ti pijanec”, citohet t’i ketë thënë punonjësi pacientit në fjalë.

Ministrja rumune e Punëve të Brendshme Carmen Dan tha se u zemërua shumë nga kjo video.

“Unë jam zemëruar nga imazhet në hapësirën publike ku tregohet një anëtar i një ekuipazhi të emergjencës duke u tallur me një pacient që ka nevojë për ndihmë”, tha ajo duke shtuar se do merren masa ligjore për të./Indeksonline/