Shikoni se si shoferi i ikën kolonës në Prishtinë duke hyrë mbi hapësirat gjelbëruese
Me sezonin veror shtohet edhe fluksi i bashkatdhetarëve të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet.
E për këtë arsye qytetarët e vendit përballen me kolona të gjata në rrugë.
Mirëpo, dikush ka zgjedhur një mënyrë për t’i ikur kolonës derisa të tjerët po prisnin në radhë.
Indeksonline ju sjellë një video ku mund të shohim së si një drejtues i automjetit në Prishtinë i ka ikur kolonës duke qarkulluar mbi hapësirat gjelbëruese./Indeksonline/