22:56 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shikoni si ky papagall bën kartonin e përshtatshëm për të arritur ushqimin brenda kutisë

Papagajtë kanë treguar edhe njëherë se sa inteligjentë janë me të vërtetë.

Një studim i ri tregon se papagajtë e llojit “Cockatoo” janë në gjendje të bëjnë mjete dhe madje edhe të rregullojnë gjatësinë e tyre në mënyrë që të marrin ushqimin që nuk kanë mundësi ta arrijnë me sqep.

Aftësia, megjithatë, deri më tani duket se shtrihet në gjatësinë e veglave: gjatë eksperimenteve, vetëm njëri prej zogjve ishte në gjendje të priste veglën e tij deri në një gjerësi të mjaftueshme për të arritur depërtimin.

Në një studim të ri të botuar në gazetën Plos One, gjashtë papagaj të rritur iu dha një karton për të arritur ushqimin e tyre, i cili u vendos në një distancë më të thellë brenda një kutie.

Njëri nga ta përdori sqepin e tyre për të prerë kartonin në formën e duhur për të nxjerr ushqimin nga kutia./Indeksonline/