12:33 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shikoni si ndotët ajri nga djegia e mbeturinave në Mitrovicë

Kosova këto ditë po përballet me ndotje të  lartë të ajrit, e sidomos kryeqyteti.

Bazuar në matjet që po i bënë Ambasada Amerikane, cilësia e ajrit është e pashëndetshme, transmeton Indeksonline.

Një nga ndotësit e ajrit është djegia e mbeturinave.

Në këtë video të dërguar nga një lexues, shihet tymi i madh që vije nga djegia e mbeturinave.

Kjo ka ndodhur në hyrje të Mitrovicës, ku siç shihet në këto pamje rrugën e ‘vërshon’ tymi i liruar nga djegia e mbeturinave./Indeksonline/