Shikoni si qytetarët e pandërgjegjshëm parkojnë veturat në hapësira të gjelbëruara
Në pothuajse të gjitha rrugët e Kosovës, gjatë ditës të bie të hasësh në vetura të parkuara vend e pavend, e që shpesh pengojnë edhe lëvizjen e qytetarëve.
Një rast i tillë ndodhi para pak çastesh në parkun te ‘Lakrishte’, ku një veturë me targa të huaja është parkuar në hapësirën e gjelbëruar.
Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar foto të kësaj veture dhe të një tjetre me targa vendore, të parkuara në këtë hapësirë, derisa ka vende të lira për parkim.
Shikoni këto pamje të tmerrshme. /Indeksonline/

