Shikuesit e “Tokio 2020” të shokuar me pamjet se si trajneri e godet xhudisten e tij

Tifozët që janë duke i përcjellë nga shtëpia Lojërat Olimpike “Tokio 2020” kanë mbetur të shokuar, pasi që e panë se si një trajneri e godet me shuplaka atleten e tij para se të fillojë luftën.
Xhudistja Martyna Trajdos ishte duke u përgatitur për t’u përballur me xhudisten hungareze Szofi Ozbas në raundin e 32 të kategorisë deri 63 kilogramë në kategorinë e femrave, kur pranoi një fjalim nga trajneri i saj, përcjell KosovaPress.
Por siç duket, ky “fjalim” nuk përfshinte shumë fjalë, pasi në pamje vërehet trajneri i Trajdos duke e kapur atë nga uniforma dhe duke e goditur me shuplaka në fytyrë.
E pyetur pas meçit të saj për formën se si trajneri i saj e ka goditur, xhudistja gjermane menjëherë e përkrahu duke thënë se ishte një rutinë e lehtë për të.
“Si duket kjo nuk ishte asgjë, nuk ishte shumë”, tha Trajdos.
A czo tu się odpoliczkowało w ogóle?! pic.twitter.com/mX2r9rMMTA
— Mischa Von Jadczak (@michaljadczak) July 27, 2021