13:15 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shillova ishte hero kundër Llapit, do të mungojë kundër Prishtinës

Drenica për ndeshjen e sotshme kundër Prishtinës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarit, Alban Shillova.

Kjo pasi në marrëveshjen që kishin Drenica e Prishtina për Shillovën, nuk lejohet lojtari të luajë kundër bardhekaltërve.

Për Indeksonlinen e ka konfirmuar vetë lojtari, i cili ka thënë se ashtu e parasheh kontrata.

Shillova nuk ishte as në ndeshjen e parë që u luajt në “Fadil Vokrri”  dhe Prishtina fitoi me rezultat 3:0.

Shillova në ndeshjen e fundit në ligë arriti të shënoj dy gola kundër Llapit.

Ai do të jetë i huazuar pjesë e Drenicës deri në fund të sezonit. /Indeksonline/