Shillova largohet nga Drenica, rikthehet te Prishtina!

Alban Shillova i ka dhënë fund aventures te skuadra e Drenicës.
Sulmuesi prishtinas tashmë ka falënderuar ekipin drenicas, për gjashtë muajt e kaluar te kjo skuadër.
“Faleminderit klubit K.F. Drenica, trajnerëve ,bashkëlojtarëve dhe kryetares së klubit për këtë gjysmë stinor me shumë sfida që rezultoi me përmbushjen e objektivave përfundimtare. Klubit i dëshiroj më shumë suksese në sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Shillova në postimin e tij.
Shillova, tashmë do të rikthehet te FC Prishtina, nga ku ishte i huazuar te Drenica.
Ai ka shënuar 11 gola këtë edicion në fanellën e dy skuadrave: Prishtina dhe Drenica.