Shillova për kalimin te Llapi: Pse jo?
Alban Shillova ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në stinorin vjeshtor në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Ai është pjesë e Flamurtarit, por duket se aventura e tij te klubi nga kryeqyteti nuk do të zgjasë shumë.

Në stinorin vjeshtor, Shillova është golashënuesi kryesor, teksa së fundmi ka qenë i lidhur me një kalim te Llapi, transmeton IndeksOnline.
Së fundmi, në një intervistë për Kallxo, ai ka treguar objektivat e tij për të ardhmen dhe ka folur për zërat që e lidhin me Llapin.
“Çdo sportist i cili luan në Ligën e Kosovës synon që të arrijë në ndonjë shtet tjetër apo në ndonjë ligë më të fortë se që është Superliga e Kosovës”.
”Pra, nëse vjen ndonjë ofertë nga jashtë është e mirëpritur. Edhe tani kam pasur oferta edhe nga Superliga e Kosovës, por edhe nga jashtë saj nga Superliga e Shqipërisë”.

”Por unë kam kontratë deri në fund të sezonit me Flamurtarin dhe nëse kryetari i klubit arrin ndonjë marrëveshje pse jo”, theksoi Shillova./IndeksOnline/