18:34 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shimpanzetë e zgjuara! Improvizojnë shkallët për të ikur nga kopshti zoologjik

Shimpanzetë e zgjuara përdorën një degë druri si shkallë për të shpëtuar nga mbyllja e kopshtit zoologjik të Belfast.

Kafshët intelegjente shndërruar drurin në një shkallë të improvizuar duke e vendosur afër një muri të gjatë, që pastaj të mund ta kapërcejnë atë.

Vizitorët mbetën të habitur nga ajo që panë, duke e përshkruar këtë akt si mjaft intelegjent për kafshët./Indeksonline/