Shiriti i kuq në biletën çeke, ka paralajmërime të rrezikshme!
Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Çeki-Kosovë. Indeksonline ka siguruar pamjet e biletave të cilat janë më ndryshe se herave të tjera.
Në to është vendosur një shirit shtesë më ngjyrë të kuqe në të cilat ka paralajmërime.
Në shkrimin e vendosur thuhet se asnjë biletë nuk mund të blehet pa e patur leternjoftimin çek me vete, shkruan Indeksonline.
Poashtu, bëhet e ditur se ndalohet hyrja e personave nën moshën 15 vjeçare pasi që sipas tyre ndeshja është e rrezikshmërisë së lartë.
Ndër të tjera bëhet e ditur se pas blerjes së biletës, paratë nuk mund të kthehen më. /Indeksonline/
