Shishmani i jep mbështetje PDK-së, Beqa thotë se në këtë fshat mungon infrastruktura bazike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, bashkë me kandidaten për kryetar të kësaj komune nga ky subjekt, Arbënësha Kuqi kanë zhvilluar një takim me banorët e Shishmanit.
Beqa ka thënë se në këtë fshat mungon infrastruktura rrugore, kanalizimi, ndriqimi publik e shumë probleme të tjera qe kërkojnë zgjidhje.
“Me Arbëneshën Kryetare e me Gurlindën Asambleiste këto probleme do të gjejnë zgjidhje”, ka shkruar ndër të tjera Kuqi.
Në Shishman, me Arbënesha Kuqin Kryetaren e ardhshme të Gjakovës dhe me Gurlinda Rrustemin Asambleistën e ardhshme të Kuvendit Komunal, takuam banorët e Shishmanit të cilët çdo ditë përballen me probleme të ndryshme. Në Shishman mungon infrastruktura rrugore, kanalizimi, ndriqimi publik e shumë probleme të tjera qe kërkojnë zgjidhje.
Me Arbëneshën Kryetare e me Gurlindën Asambleiste këto probleme do të gjejnë zgjidhje.
#gjakovanabashkon #pdk177
