08:44 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shisnin drogë në shkollë, kapen 8 shqiptarë në Greqi

Policia ka vënë në pranga një grup prej 8 shqiptarët të cilët akuzohen se shisnin drogë në shkollat greke. Mësohet se grupi i plotë ishte prej 10 personave, ku 8 prej të cilëve ishin shqiptarë dhe dy të tjetër grekë.

Këta persona, sipas policisë greke janë arrestuar duke shpërndarë drogë pranë shkollave në Zografo, Kaisariani, Pagrati dhe Virona.

Tre muajt e fundit kanë qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe kanë fituar 100.000 euro.Të gjithë të arrestuarit janë të moshave 16 deri 26 vjeç.

Ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.