17:30 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shiste drogë në shkollat e Tiranës, arrestohet 32 vjeçari

Një 30 vjecar banues në Tiranë ka përfunduar ditën e sotme në prangat e policisë pasi akuzohet se shiste drogë në shkolla dhe lagje të ndryshme të Tiranës.

Me datë 21.11.2017, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Erind Krakulli, 30 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve dhe drogave sintetike, psikotrope rezultonte se:

Shtetasi Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi)
1 (një) krehër pistolete model 54
4 (katër) fishekë luftarake model 54
1(një) aparat celular i markës “Iphone 5”
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 e Kodit Penal.