Shiste produkte nga shtëpia gjatë karantinës, 6 muaj burg për 59 vjeçarin

Gjatë izolimit të vendit në Britani, shumë persona janë gjobitur për thyerjen e masave anticovid.
Por një person në Isle of Man u dënua me 6 muaj burg për thyerjen e rregullit të vetëkarantinimit.
Nigel Caldecott lejonte persona që të futeshin në shtëpinë e tij ku ai i shiste produkte të ndryshme të cilat i reklamonte në rrjete sociale.
59 vjeçari nga Marina Lane në Port Erin u dënua me 6 muaj burg.
Ai udhëtoi drejt Isle of Man ku duhej të vetëkarantinohej për 14 ditë. Tashmë autoritetet kanë filluar të gjurmojnë kontaktet e mundshme që ai ka pasur me personat që shkonin e blinin tek ai.