75 Mall Live Search
10:20 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / G T

Shiten dy bileta më të shtrenjtat në historinë e boksit, kushtuan miliona!

Meçi mes legjendës, Mike Tyson dhe ish-youtuberit Jake Paul do të zhvillohet sot pas mesnatës.

Siç raportohet në mediat e huaja, dy biletat më të shtrenjta në histori të boksit janë shitur, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për dy bileta që çmimin e kishin nga 2 milionë dollarë secila. Pra vetëm për ta shikuar legjendën Mike Tyson duke boksuar me Jake Paulin.

Meçi mes Tysonit dhe Paulit zhvillohet në “AT Stadium” në Arlington dhe këtë meç mund ta shikoni “live” në Netflix./Indeksonline/