75 Mall Live Search
18:39 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / AR

Shiten për çmim marramendës këpucët e Elvis Presley

Janë shitur së fundmi në ankans këpucët blu prej kamoshi të mbretit të rok&rollit, Elvis Presley. “Ato mbartin vlerë të jashtëzakonshme”-u shpreh organizatori i ankandit Andrew Aldridge.

Presley ia dha këpucët, numër 41, shokut dhe menaxherit të tij, Alan Fortas, pasi iu bashkua ushtrisë amerikane. Këngëtari i kishte marrë ato nga Carl Perkins, pasi performoi “Blue Suede Shoes” në albumin e tij debutues, “Elvis Presley”

Këpucët u vlerësuan nga 100 000 deri në 120 000 paund kur u ekspozuan në ankandin “Henry Aldridge & Son” në Wiltshire. Ata u vlerësuan fillimisht me 95 000 paund, duke e çuar totalin në 120 000 paund ose 151 713 dollarë, duke përfshirë premiumin e blerësit dhe TVSH-ja.