75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / C E

Shiten të gjitha biletat, “Fadil Vokrri” do të ushtojë për Ballkanin


Nesër Ballkani do të luaj kundër Sivassporit në ndeshjen e rrethit të katërt të fazës së grupeve të Conference League.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se ka shitur të gjitha biletat për nesër.

“Faleminderit shumë të gjithë tifozëve për këtë interesim të jashtëzakonshëm. Nesër e gjithë Kosova në stadium për Ballkanin”, thuhet në njoftimin e klubit. /IndeksOnline/