14:16 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / Gj. Sh

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Irlandë e Veriut – Kosovë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Këtë të shtunë, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Irlanda e Veriut. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C.

Ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

Federata e Futbollit e Irlandës së Veriut ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.

Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ka kapacitet prej 18,500 ulëseve.