75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 02 Mars 2023 / Gj. Sh

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Roma – Sociedad

Emërimi i Jose Mourinhos trajner i Roma, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e një atmosferë pozitive dhe rritjen e optimizmit në radhët e tifozëve verdhekuq.

Kjo është reflektuar në shtimin e numrit të ndjekësve të Romës që preferojnë ta përkrahin skuadrën e zemrës në stadium.

Sidomos pas triumfit në finalen e Conference League-s, në “Air Albania”, në shumë raste stadiumi i kryeqytetit italian është mbushur në kapacitet të plotë (rreth 72 ijë tifozë).

Të enjten e ardhshme Roma do të presë pikërisht në një “Olimpico” të tejmbushur (sold out) skuadrën spanjolle të Real Socieddadit në fazën e 1/8-ave të Europa League-s.

Mediet italiane shkruajnë se “Olimpico” do të kthehet në një arenë festive, pasi biletat e rezervuara për vendësit janë shitur të gjitha.

Mësohet se nga Spanja do të udhëtojnë rreth 2 mijë mbështetës të skuadrës baske.