“Shitës e përdorues droge”, ish konkurrentët e “Për’puthen” tregojnë të vërtetën

Këtë javë ishin të ftuar Erlindi dhe Kristiani në emisioni “n’Kosovë Show”.
Ata folën më shumë për pjesëmarrjen e tyre në “Për’puthen”, po ashtu treguan edhe mosmarrëveshjen që kishin pasur me Arjan Konomin, shkruan Indeksonline.
Ndër të tjerash, Kristiani rrëfeu për çajin duke thënë se nuk është drogë.
“Çaji maça përdoret në Japoni, tani shteti i dytë do të jetë Shqipëria. Përderisa Arjani ka bërë akuzën publike edhe unë e kam të gjithë të drejtën t’i kërkoi faljen publike edhe nëse ai do ta trajtoj publikisht. Kur një individë ka një pozicion të lartë në media, edhe pse nuk është e vërtetë që unë merrem me drogë, edhe po të ishte e vërtetë duhej të më merrte privatisht dhe të më këshillonte si një prind. Dhe jo një akuzë dhe të ashpër publike”, u shpreh ai.
“Më herët në dolëm për kafe dhe më tha: Ej ke nga ai çaji dhe u takuam miqësisht në kafe. Mund ta kishte edhe batutë apo sarkazëm. Ndodhi si goditje befasisht pa e prit fare. Unë nuk kam asnjë gjë personale me të” shtoi ai.
Po ashtu edhe Erlindi u pyet për pjesën e çajit ku tha se e kanë provuar disa herë dhe nuk është ashtu siç e kanë bërë mediat.
“Ne e kemi provuar dy here para emisionit dhe thjeshtë një çaj normal që nuk të jepte efekt aq të madh sa të bëj boom siç u bë.
Një akuzë e tillë nga një emision aq i shikuar bëhet boom edhe në portale dhe në çdo media tjera. Të dalin 50 lajme që do të jenë aty përgjithmonë.
Unë thjeshtë e kam lenë në harresë atë pjesë dhe nuk dua ta mbajë mendjen në atë temë”, përfundoi ish konkurrenti./Indeksonline/