22:39 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shitet në ankand karroca e Stephen Hawking

Karroca e famshme e shkencëtarit të ndjerë Stephen Hawking është shitur në një ankand në ditën e enjte për 300.000 dollarë.

Hawking kaloj pjesën më të madhe të jetës së tij në karrocë pas problemit që kishte me neuronet, transmeton Indeksonline.

Shkencëtari i famshëm ndërroj jetë në mars të këtij viti në moshën 76 vjeçare.

Gjatë karrierës së tij Stephen pati shumë suksese në fushën e shkencës duke fituar çmime të shumta./Indeksonline/