13:40 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shitet në ankand një fshat gjerman, kjo është vlera e tij

Një fshat i vogël në Brandenburg të Gjermanisë është shitur për 140.000 euro në një ankand.

Shtëpia e ankandit, The Karhausen në Berlin, ka thënë se fshati Alwine, me një popullësi prej 20 personash është shitur tek një person anonim, i cili ka kontakuar përmes telefonit.

Kjo zonë ishte pjesë e ish Gjermanisë Lindore, rreth 100 kilometra në jug të Berlinit. Në këtë pjesë nuk ka dyqane dhe as shërbime të udhëtimit.