13:25 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Shitet për 22 milion dollarë prona e Michael Jackson, ja kush është miliarderi që e bleu

Një nga pronat e këngëtarit të popit Michael Jackson është shitur për 22 mln $, sa një e katërta e vlerës fillestare që ishte parashikuar. Ferma “Neverland”, që mban emrin e ishullit imagjinar ku fëmijët nuk rriten kurrë, u bë qendra e hetimeve të ndryshme në lidhje me akuzat e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve kundër Jacksonit.

Një nga pronat e yllit të ndjerë të popit Michael Jackson i është shitur një investitori miliarder për një të katërtën e çmimit fillestar të kërkuar. Ron Burkle, një ish-miku i Jacksonit, kohët e fundit bleu pasurinë në Los Olivos, California për 22 milionë dollarë.

Ferma prej 2.700 hektarësh u vlerësua për herë të parë në shumën e 100 milion dollarëve në 2015. Që atëherë “Neverland”-i, në veri të qytetit Santa Barbara, ka qenë jashtë tregut, e renditur së fundmi vitin e kaluar për çmimin më të ulët prej 31 milionë dollarësh.

Jacksoni fillimisht pagoi rreth 19.5 milionë dollarë për “Neverland”-in, të cilin ai e quajti me emrin e një ishulli imagjinar ku fëmijët nuk rriten kurrë si në historinë e Peter Pan. Këngëtari e bleu “Neverland”-in më 1987, duke e bërë atë shtëpinë e tij gjatë kulmit të fames dhe e shndërroi në një kompleks argëtimi për fëmijët dhe familjet e tyre.

Në vitet 1990 dhe 2000, “Neverland” u bë qendra e hetimeve të ndryshme në lidhje me akuzat e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve kundër Jackson të cilat ai i mohoi vazhdimisht. Më 2005, Jacksoni u lirua nga akuzat për abuzime me një 13-vjeçar në fermë dhe nga ajo kohë nuk u kthye më në “Neverland”.