75 Mall Live Search
10:44 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / V R

Shitet shtëpia ku Kobe Bryant kaloi fëmijërinë

Shtëpia e fëmijërisë së Kobe Bryantit, në Pensilvani, ku legjenda e basketbollit kaloi vitet e para është shitur për  810 mijë dollarë.

Black Mamba jetoi në shtëpinë e zonës Filadelfia gjatë viteve të tij të adoleshencës … kur ai shpejt u bë një nga më të mirë e basketbollit në vend, duke udhëhequr ekipin e tij të atëhershëm Merion HS në 1996, transmeton Indeksonline

Familja Bryant u largua nga shtëpia në vitin 2008 dhe ajo doli përsëri në treg këtë shtator të vitit të kaluar për 899 mijë dollarë. Sipas të dhënave, shtëpia u mbyll në 6 nëntor  dhe tashmë u shit për 810 mijë dollarë. 

Shtëpia është e bukur, por pjesa më sentimentale duhet të jetë basketi  i cili është i njëjti që Bryant përdori para se të bëhej një nga lojtarët më të mire në histori.

Është e paqartë se çfarë blerësi planifikon të bëjë me basketin,  por me siguri do të kushtoi një pasuri e tërë nëse ai shitet. Kujtimet e Kobe si unaza e tij e kampionatit Lakers deri te këpucët të veshura në ndeshje autografi nga ndeshja e tij e fundit në NBA janë shitur me shifra të larta në ankande që nga vdekja e tij.

Kujtojmë që Bryant dhe vajza e tij, Gianna , ishin mes 9 të vrarëve në një përplasje helikopteri në Janar 2020./Indeksonline/