12:54 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shitja e banesave në pronësi shoqërore për të cilat egziston e drejta banesore

Njoftohen të gjithë bartësit e së drejtës banesore se me Ligjin 04/L-061 Për shitjen e banesave
për të cilat ekziston e drejta banesore, rregullohen kushtet dhe mënyra e shitjes së banesave në
pronësi shoqërore dhe publike, për të cilat ekziston e drejta banesore apo e drejta e shfrytëzimit
me qira për kohë të pacaktuar, së bashku me pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës si
dhe mënyra e përcaktimit të çmimit shitës të banesës dhe shuarja e së drejtës banesore.

AKP njofton bartësit e së drejtës banesore të cilët të drejtën e banimit (shfrytëzimit dhe/ose
kontraktimit) e kanë fituar nga ndërmarrjet në pronësi shoqërore se, kanë të drejtë të paraqesin
kërkesë me shkrim për blerjen e banesës në afat prej dy 2 (dy) vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të
Ligjit nr. 04/L-061, Për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore (Gazeta Zyrtare
e Republikës së Kosovës nr. 01/12 janar 2012).

Bashkë me kërkesën për blerjen e banesës, secili parashtrues duhet të bashkëngjis (dorëzoj)
dokumentacionin e nevojshëm në origjinal ose kopje të vërtetuar, me të cilin vërtetohet e drejta
banesore.

Kërkesat e kompletuara dorëzohen drejtë për drejtë në Zyrën Qendrore të AKP-së ose përmes
dërgimit postar në adresën: Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Njësia për Regjistrimin e
kërkesave. Rruga “Ilir Konushevci” 8, 10.000, Prishtinë. Kosovë. Kërkesa për blerjen e banesës
(formulari) mund të merret në secilën Zyre Rajonale të AKP-së ose nga faqja elektronike:
www.pak-ks.org (Formulari: Kërkesa për blerjen e banesës).

Komisioni për çështje banesore është në dispozicion të gjithë qytetarëve dhe mund të
kontaktohet çdo ditë në numrin kontaktues: 038 500 400 lokali 2044