75 Mall Live Search
10:55 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / G T

Shitja e Emërllahut në Ukrainë i mbush arkat e Ballkanit në Kosovë

Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende pa filluar afati i dimrit.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, është transferuar në Ukrainë te ekipi i FC Polissya, shkruan Indeksonline

Skuadra ukrainase do të paguajë plotë 2 milionë euro te Cluji për transferimin e Emërllahut.

Pikërisht kjo shifër do t’i ndihmojë edhe skuadrës kosovare, Ballkanit. Kjo sepse klubi i Superligës e ka 15 përqind të kartonit.

Skuadra nga Suhareka do të përfitoj rreth 300 mijë euro nga shitja e lojtarit./Indeksonline/