Shitja e Sevillas/ Rishfaqet Sergio Ramos, mendon kthimin si investitor te klubi ku u formua
Sevilla është në shitje, një proces ky që në Spanjë është shndërruar në një telenovelë të vërtetë dhe duket se fundi është larg. Dhe kjo për faktin se për shkak të ca verifikime që vendosi të bëjë klubi, investitorët amerikanë të ulin ndjeshëm ofertën e tyre.
Kjo është ajo që publikohet te ‘Muchodeporte’, sipas së cilës në këtë pikë shfaqet një investitor i ri i mundshëm dhe ky është as më pak e as më shumë, por vetë Sergio Ramos.
Sipas portalit andaluzian, Sergio Ramos ka bërë kontaktet e para për t’u informuar për situatën dhe për të hyrë si investitor në klubin ku është formuar si futbollist. Nuk duhet harruar se Ramos është një ndër ortakëve të San Fernandos që në këtë moment ka si president pikërisht Monchin.
Bilanci i financiar duket se i dekurajoi amerikanët, të cilët u tha se ishin gati të paguanin 3400 euro për aksion, kurse tani nuk ofrojnë më shumë se 2700. Në këtë pikë gjithçka duhet të nisë nga fillimi, me një mundësi të tretë për andaluzianët dhe me Sergio Ramos si një i ftuar i papritur në këtë proces.

