75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shitjet e Huaweit bien për 40 për qind

Kompania kineze Huawei ka përjetuar një rënie të madhe në shitjet e telefonave të saj në tregun evropian e amerikan. Që kur Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë, Huawei ka pësuar shumë, gjatë muajve të fundit. 

Shefi i kësaj kompanie, Ren Zhengei, deklaroi se shitjet e telefonave jashtë tregut kinez kanë rënë për 40 për qind që prej mesit të muajit maj e deri në qershor. 

Ani pse sanksionet amerikane nuk do të realizohen për 90 ditë, futja në listën e zezë ia pamundëson Huaweit që të funksionojë me sistemin operativ të Googleit, i cili përdoret me të madhe në Evropë. Kompania kineze u fut në listën e zezë amerikane me arsyetimin se pajisjet e saj përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Huawei gjatë vitit 2018, shiti 26 milionë telefona në Evropë, më shumë se 60 për qind se sa një vit më herët.