75 Mall Live Search
14:54 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / OSH

Shitjet me pakicë të veturave u rritën me 28% në Kinë

Shitjet me pakicë të veturave në Kinë u rritën me 28 për qind gjatë 20 qershorit deri më 26 qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të majit, treguan të dhënat nga Shoqata Kineze e Veturave të Pasagjerëve (CPCA), shkruan Reuters.

Shitjet e automjeteve të pasagjerëve në atë periudhë u rritën në 487 mijë njësi, 33 për qind më shumë se një vit më parë, shtoi shoqata të mërkurën.

Kina i ka sjellë probleme industrisë së veturave, kryesisht për shkak të politikës zero-COVID.