14:26 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Shiu e qet në pah kualitetin e rrugëve të Prishtinës

Sot në territorin e Kosovës ka pasur reshje të mëdha shiu.

Si gjithmonë, sa herë që bie në shi, del në pah kualiteti i rrugëve të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

 Në një video të publikuar tek “Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë”, shihet gjendja e mjerueshme e rrugës “Agim Ramadani”, prapa teatrit.

Veturat po e kanë problem qarkullimin në këtë rrugë./Indeksonline/